Politikat e kthimit:
Faleminderit që blini në BEST FOR!
Për shkak të politikave tona të shitjes, të gjitha produktet e listuara në BEST FOR janë përshkruar mirë me detaje dhe foto për të mbajtur një shërbim me cilësi të lartë. Jemi gjithashtu shumë të kujdesshëm gjatë proçesit të shpërndarjes, por nëse nuk jeni të kënaqur me blerjen tuaj në BEST FOR, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.
Ju keni 48 orë kohë për të kthyer një artikull nga momenti që e keni marrë atë. Blerësi ka të drejtë për kthim nëse plotëson një nga kushtet e mëposhtme:
- Artikulli ka detaje ose karakteristika të ndryshme nga ato të përshkruara në faqen tonë;
- Artikulli është i dëmtuar ose nuk funksionon mirë;
- Koha e dorëzimit (transportit) ishte më e gjatë se koha e përcaktuar
Ndërrimet:
Për artikullin që dëshironi të ndërroni, duhet të paguani sërish koston e transportit. Nëse artikulli tjetër ka vlerë më të lartë, do të paguani diferencën (artikulli 2 – artikulli 1) dhe koston e transportit.
Ndërrimin e artikujve në ngjyrë/model/përmasë duhet ta bëni brenda një afati prej 48 orësh nga data e blerjes.
Për çdo ndërrim/kthim që bëhet, artikujt duhet të kenë etiketën ose paketimin përkatës dhe të mos jenë përdorur ose dëmtuar.
Gjithashtu duhet të jenë të shoqëruar me kuponin origjinal tatimor, që vërteton blerjen e tyre.
Proçedura e ndërrimit/kthimit nuk mund të kryhet pa kupon tatimor.