Rreth Nesh

BEST FOR

Kush jemi ne...

Take Your Chill Up a Level

Casual Wear

Porto Highlight Line
Starting At

$9999

Ne jemi një grup ideatorësh që kemi marrë përsipër të sjellim në tregun Shqiptar një ndër franchise-t më të njohur në botë, me orgjinën e produktit: Greqi. Pas disa viteve punë në botën e menaxhimit, ndërtimit, finances dhe marketing-ut vijmë me BEST FOR! Markë e cila ofron më të mirën e të mirës në çdo kategori produktesh, me racionalitet dhe drejtësi në çmime si të ishte koshient më së miri për xhepin e çdo shqiptari. Me një strategji të mirëpërcaktuar, BEST FOR vjen për të sjellë tregëtinë e një game të gjerë produktesh cilësore në një tjetër dimension. Produkte të cilat do të përqafohen shpejt nga konsumatorët Shqiptarë!

BEST FOR u krijua duke u bazuar në idenë e suportit të çdo individi duke ofruar alternativa praktike dhe efikase. Një gamë e gjerë produktesh të një cilësie të lartë, produkte të çertifikuar me çmimet më konkurruese dhe dërgimi në kohë reale i porosive janë baza mbi të cilën ka hedhur themelet e veta BEST FOR, e cila fokusohet në eksperiencën e blerjes së konsumatorit.

BEST FOR mbështet “të thjeshtën” dhe “natyrshmen” për stilin e jetës së njerëzve. Ne gjithmonë respektojmë nevojat e klientëve dhe përkushtohemi për t’u ofruar atyre produkte moderne me cilësi të lartë dizajni duke u fokusuar në funksionalitetin e tyre dhe çmimet ekonomike. BEST FOR është gjithmonë zgjidhja dhe zgjedhja e çdo kujt.

Sfida jonë është që të jemi të parët për trendet e fundit! Të jemi të gjendshëm 24/7, të ofrojmë besueshmëri, kujdes, support, asistencë dhe afate strikte. Ti ofrojmë gjithmonë klientëve, mundësinë e zgjedhjeve midis një larmishmërie produktesh dhe të lehtësojmë blerjet e tyre.

BEST FOR është një markë tregtare e cila mbështet jetën, vlerat e modës, çmimin, cilësinë dhe kreativitetin e klientëve të saj.

Në BEST FOR mundësitë janë pafund, ndaj ju mund të blini nga shtëpia, zyra apo diku tjetër, duke shmangur trafikun, rradhën e zgjatur apo lodhjen. Ndaj kemi ardhur më afër jush me dyqanin tonë edhe online. Mjafton të merrni Smartphone-in, Laptop-in, Ipad-in tuaj dhe të hyni në faqen tonë www.bestfor.al  Navigoni në të dhe gjeni ofertat, çmimet dhe çdo produkt që dëshironi me cilësinë më të mirë në treg nën emrin e BEST FOR.

Disa sekrete ua zbuluam por magjinë e vërtetë e gjeni aty në qendrën Kristal, kati I, ku vetëm nga afër mund ta kuptoni…

VIZIONI

Vizioni ynë është të jemi zgjedhja e parë, më e besuar dhe më e preferuar në treg. Të qenit lider në fushë e retail bazuar në standarde europiane, që orientohet nga performanca e shtuar, në përputhje me kërkesat e klientëve, duke u mbështetur në filozofinë e vlerave, profesionalizmit, bazueshmërisë ligjore, reflektimit ndaj kërkesave të klientit dhe fokusimit tek ai. Në këtë këndvështrim kemi një kalendar të ngjeshur për 2024 dhe besojmë se do të fusim risi pas risije në tregun shqiptar.

MISIONI

Udhëhiqemi nga parimi për ti ofruar klientëve cilësinë më të mirë të produkteve dhe shërbimin më të mirë në treg! Në BEST FOR ne përzgjedhim me kujdes produktet që janë në standartet më të mira të cilësisë dhe jemi krenarë që kemi gamën më të gjerë të produkteve nga kategoritë më kryesore dhe jemi në kërkim të vazhdueshëm për ta pasuruar me produktet më të fundit. Cilësia në shërbim dhe serioziteti ynë ndaj jush është i padiskutueshëm! Ne ju garantojmë cilësi dhe siguri në të gjitha hapat dhe proçeset e blerjeve që ju do të bëni.

QËLLIMI

Qëllimi ynë është për të qenë në çdo shtëpi me produktet e BEST FOR. Të jemi origjinal dhe të kujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve duke mos u fokusuar tek çmimi, por tek vlera e tyre me qëllimin për të ofruar cilësinë më të mirë për klientët tanë. Këto produkte janë të suksesshme jo vetëm në dyqanet tona, por edhe në çdo shtëpi. Në qendër të asaj që ne bëjmë janë njerëzit që përdorin produktet tona në jetën e tyre, kjo është ajo që na frymëzon të ecim përpara për t’ju përgjigjur kërkesave të klientëve në përmirësimin e jetës.

ÇFARË OFRON BEST FOR?

BEST FOR ofron një shumëllojshmëri produktesh të kategorive të ndryshme. Të gjitha janë produkte të kontrolluara, të testuara dhe të çertifikuara ISO 9001:2015

ELEKTRONIKË

Paisje elektronike të markave më të fundit cilësore globale. Të gjitha paisje me parametra të një kualiteti të lartë, innovative, të teknologjisë së lartë! Paisje inteligjente të cilat lehtësisht kthehen në asistentët tuaj personal!

Përtej kuzhinës drejt shtepisë, në çdo produkt të nevojshëm për të, BEST FOR ka një përzgjedhje të konsiderueshme duke ofruar mbi 1.500 artikuj në dyqanin tonë, ndërsa jemi duke shtuar më shumë çdo ditë. Produkte të një kualiteti të lartë, dedikuar dekorit të ambienteve tuaja! Produkte të përshtatshme dhe innovative që me siguri do të bëhen pjesë e domosdoshme e jetës suaj të përditshme!

BEST FOR është dyqani ideal nëse jeni duke kërkuar trendet më të fundit të aksesorëve. Produkte të zgjedhura me delikatesë! Të kontrolluara, testuara e të çertifikuara!

Tek ne do të gjeni gamën e gjerë të artikujve që ju nevojiten për kujdesin tuaj personal si për flokët, fytyrën, trupin, thonjtë etj… Cilësi e garantuar dhe çmimet më konkurruese në treg! Kujdesemi deri në detajin më të vogël duke ju garantuar  produkte të testuara dhe të çertifikuara!

BEST FOR u kushton vëmendje të veçantë edhe fëmijëve duke u ofruar produkte të çertifikuara dhe lojëra zhvilluese për të gjitha grupmoshat, por gjithashtu edhe argëtuese. Objektivi ynë është të zgjedhim për të ofruar produkte për të cilat nuk ka compromise për cilësinë e tyre.

Artikuj për zyra dhe shkollë, të markave nga më cilësoret në tregun botëror dhe çmime të pa konkurrueshme falë bashkëpunimit me furnitorë lider në treg!

Mbani trupin në formë dhe dukuni bukur duke u ushtruar me paisjet e fitnesit dhe me aksesorët e ndryshëm që BEST FOR ofron. Çdo produkt është zgjedhur me kujdes nga profesionistët e stafit tonë.